AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 11:52

Yuri Kim: Institucionet të vazhdojnë punën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Yuri Kim: Institucionet të vazhdojnë punën për ngritjen e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se gëzohet që sheh përparim sa i përket funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, nga fundi i këtij viti. Po ashtu, Kim shkruan se Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vijojnë të punojnë me urgjencë. POSTIMI: “Gëzohem që shoh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, deri në fund të këtij viti. Gjashtë kanë mbetur. Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për zgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për drejtësi që u kanë bërë shqiptarëve.”