AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 11:13

Arrin në dy milion numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi

Arrin në dy milion numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi


Ditën e djeshme Rusia tejkaloi dy milion raste të konfirmuara me koronavirus në vend.

Kjo pasi raportoi edhe 23,610 raste të reja me Covid-19 të regjistruara në 24 orë.

Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës janë raportuar edhe 463 vdekje të lidhura me Covid-19, të dyja shifrat rritje rekord ditore.

Rusia është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve duke numëruar 2,015,608, të tillë pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit dhe Francës.

Numri total i viktimave është 34,850, kurse ai i të shëruarve 1,526,656.