TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadrin e masave drastike ndaj koronavirusit, informohen emigrantët shqiptarë rezidentë në Greqi se mbyllen të gjitha zyrat e Shërbimit të Emigrantëve dhe të Huajve në të gjithë vendin, deri më 10 prill.
Ministria e Politikës së Emigracionit ka urdhëruar me qarkore të posaçme ndalesën e funksionimit të njësive të shërbimit të Emigrantëve periudhën 12 mars-10 prill.
Paralelisht, duke qenë se rinovimi apo pajisja me leje qëndrimi është e rëndësisë jetike për numrin e madh të emigrantëve në vend, ministria sqaron në qarkore me hollësi shtyrjen e kategorive të lejeve të qëndrimit si dhe datat e reja të takimeve që anulohen.