AKTUALITET, 11 Mars 2020, 18:08

Rama lau duart "live", Basha: Qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi, ai bën propagandë akoma

Rama lau duart "live", Basha: Qytetarët nuk kanë ujë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje për të shtuar masat kundër koronavirusit. Në deklaratën e tij Basha ka komentuar dhe larjen e duarve nga Rama gjatë një deklarate live, duke thënë se qytetarët nuk kanë ujë në shtëpi.

Basha po ashtu tha se fondi i vënë në dispozicion për përballimin e situatës nuk është i mjaftueshëm, prandaj, sipas tij, nuk duhet të fshihet pas propagandës.

“Nuk është koha për propagandë, për larje duarsh në televizor, kur qytetarët nuk kanë ujë. Prandaj kam kërkuar që në 23 shkurt marrjen e masave. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Është koha për të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve“, tha ndër të tjera Basha.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe një i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë.