AKTUALITET, 11 Mars 2020, 16:09

Koronavirusi/ Shoqëritë ajrore mund të humbasin rreth 113 miliardë dollarë

Koronavirusi/ Shoqëritë ajrore mund të humbasin rreth 113

Koronavirusi e ka vendosur industrinë e udhëtimeve në një situatë të pazakontë.

Gjiganti mediatik amerikan, CNN, duke iu referuar Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, shkruan se vetëm shoqëritë ajrore, mund të humbasin deri në 113 miliardë dollarë në shitjen e biletave.

Sipas Henry Harteveldt, një analist i industrisë së udhëtimeve dhe themeluesi i Atmosphere Research Group, vlerësohet se hotelet mund të humbnin më shumë se 30 miliardë dollarë në të gjithë botën për shkak të koronavirusit.

Trajektorja e shpërthimit të koronavirusit ka qenë e shpejtë dhe kjo ka ulur ndjeshëm fluturimet ajrore dhe anullimin e mijëra prenotimeve, përfshirë edhe ato të pragsezonit veror.

/TPZ.al/