AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 17:19

Punonte në një minierë në Martanesh, humb jetën 50-vjeçari (Emri)

Punonte në një minierë në Martanesh, humb jetën

Humb jetën një 50-vjeçar teksa punonte në një minierë në Martanesh në Dibër. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Ilir Turja ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Burrelit dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen pa mundur të bëjnë dot gjë.

Policia e Dibrës ka nisur hetimet, ndërsa ende s’dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.