TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fëmijë i vogël emigranti u godit me shkelm në bark në mënyrë barbare nga një shtetas italian sepse iu afrua karrocës së djalit të këtij të fundit duke e përkëdhelur.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodhi në qendër të Cosenzas në Itali, ndërsa fëmija me origjinë afrikano-veriore u shpëtua nga kalimtarët e rastit, të cilët menjëherë e denoncuan rastin tek autoritetet përkatëse.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen si dhe janë konfiskuar të gjitha pamjet e kamerave në zonë për të rindërtuar skemën dhe për të identifikuar autorin. Veprimi i italianit ka lënë shije të hidhur tek qytetarët.