TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas protestave të studenteve për mospranimin e vendosjes së tarifës për provimet e mbartura. Përmes një postimi në Facebook, Salianji thotë se Shqipëria vlon, ndërsa Rama po majmet. Sipas Salianjit, të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër dhe pa mundësi.
“Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentet goditen dhe largohen masivisht në eksod”- thotë deputeti i PD ndër të tjera.
Statusi i plotë:
Shqipëria vlon, Ramës kush i ka mbetur?
Sot u ngritën studentët, pjesa më vitale por më e goditura nga qeveria. Të rinjtë janë më të papunët, më të pashpresë, më të varfër, pa mundësi, pa rregulla gare, pa hapêsira për tu përfshirë në institucione dhe në administratë. Më të paaftët promovohen nga Rilindja, ekselentet goditen dhe largohen masivisht në eksod. Kriminelet komandojne studentet e shkëlqyer, dallkaukët udhëheqin arsimin, të marrët bëjnë para ndêrsa studentet, nxënësit dhe prindërit e tyre paguajnë me gjak qindarkat e fundit që këto para të shkojne tendera per bandat, apo para per te blere zgjedhjet.
Njësoj si studentet jane në proteste qytetaret qe po iu shkatërrohet banesa dhe jeta, protestojne minatoret qe u genjyen për pensionin, protestojne mjeket dhe infermieret qe po largohen cdo dite, protestojnê mësuesit që nuk kanë asnje rritje rroge në 6 vite Rilindje, protestojnë bizneset e vogla që mbyllen mijëra në vit, protestojnë agjensitë turistike, pacientêt lëngojnë përdite pa ilaçe ndërkohë që miliona eurot e ilaçeve të tyre i marrin oligarkët, vuajnë personat me aftësi ndryshe që përceç diskriminimit vuajnë dhe mungesen e trajtimit financiar të nevojshëm, proteston elita intelektuale, bërtasin gazetarët qê kërcenohen me burg dhe gjoba!
Rama po majmet, Shqipëria po vlon!
