TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria dhe populli i Kinës mbështesin fuqimisht luftën e Italisë kundër koronavirusit, thuhet në një mesazh solidariteti të dërguar nga presidenti kinez, Xi Jinping homologut të tij italin, Sergio Mattarella, raporton Ansa.
“Në këto kohë të vështira, Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Italinë dhe të ofrojë ndihmën e saj”, theksoi Xi.
”Mbështetja e ndërsjellë dhe bashkëpunimi ka qenë gjithmonë tema kryesore e partneritetit strategjik dhe të gjerë midis Kinës dhe Italisë”, përfundon mesazhi i presidentit Xi.