AKTUALITET, 12 Gusht 2020, 09:23

Policia aksion për kapjen e Talo Çelës, ku dyshohet se fshihet

Policia aksion për kapjen e Talo Çelës, ku dyshohet se fshihet


Detaje të reja mësohen nga operacioni i Policisë së Elbasanit që ka nisur prej mbrëmjes së djeshme, në Peqin.

Burime bëjnë me dije për Fax News se pranë burgut të Peqinit, dyshohet se fshihet një prej njerëzve më të kërkuar në vend, Talo Çela.

Ky i fundit është një nga të dyshuarit kryesor për grabitjen e Rinasit si dhe vrāsjen e dy vëllezërve Haxhia, e ndodhur pak muaj më parë në qytetin e Durrësit.

Operacioni që po zhvillohet për kapjen e tij është i katërti, pasi tre të parët kanë dështuar.

Ka dyshime se gjatë operacionit ka pasur dhe të shtëna me ārmë, por që derimë tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Policisë.

Vetë Talo Çela në një intervistë që ka dhënë për mediat nga arratia, ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me dy ngjarjet për të cilat kërkohet, dhe se me vëllezërit Haxhia kishte marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe familjare.