AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 21:49

Ç’po ndodh në Turqi? Media e njohur vendase transmeton fjalimin e Erdogan me titra greke

Ç’po ndodh në Turqi? Media e njohur vendase transmeton

Situata mes dy vendeve Greqi-Turqi ditën e sotme është tensionuar së tepërmi, saqë edhe në mesnatën e të martës kishte të shtëna me armë, ku mbeten te plagosur tre persona.

Por krahas zhvillimeve, ajo që ka marrë vëmendje është edhe fakti se agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi”, në mes të krizës në Mesdheun Lindor ka transmetuar fjalimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan me titra greke.

“Ejani, të gjitha vendet e Mesdheut, të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për gjithçka që do mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan ‘Anadolu’ në Greqisht në llogarinë e tij në Twitter, ku i bashkëngjit edhe një video me deklaratat e djeshme nga Tayip Erdogan pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë.

Përkthimi në videot greke gjithashtu është shtuar në tekstin e lajmit në faqen zyrtare të agjencisë Anadolu, por ende nuk dihet se përse është bërë kjo nga ana e agjencisë.

https://twitter.com/anadoluajansi/status/1293180881096515588?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1293180881096515588%7Ctwgr%5E&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fcpo-ndodh-ne-turqi-media-e-njohur-vendase-transmeton-fjalimin-e-erdogan-me-titra-greke%2F