AKTUALITET, 11 Gusht 2020, 23:20

Ndërron jetë nga Covid drejtori i birrës së njohur shqiptare

Ndërron jetë nga Covid drejtori i birrës së njohur shqiptare

Ernest Jusufi, i cili mbante detyrën e drejtori të birrës ‘Peja’ mësohet se ka ndërruar jetë ditën e martë. Jusufi ishte i infektuar me Covid-19, dhe ka ndërruar në Shkup.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.

Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.’

https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi/posts/10219802112615520