TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka liri për Erion Veliajn, mbetet në burg. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut!
Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ky është vendi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i marrë sot më datë 15 shtator.
Ky vendim u mor pas shqyrtimit të dosjes penale, ku kërkues ishte Erion Veliaj, i cili kundërshtonte masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në kërkesën e tij, Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e një sërë vendimesh të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe më herët të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Vendimi:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.
Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.