AKTUALITET, 10 September 2026, 09:19

Përplasja për pagat, sot mblidhen gjyqtarët! Administrata e gjykatave të Tiranës, Vlorës, Fierit dhe Lushnjës, në ditën e tretë të bojkotit

Ndërsa konflikti për pagat vijon, sot në orën 10:00 (10 shtator), gjyqtarët do zhvillojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve.

Sot në orën 10.00 gjyqtarët zhvllojnë një mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ për ngërçin e krijuar me pagat e muajit gusht të magjistratëve.

Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale të Gjykatës së Tiranës, nuk po ofrojnë shërbime deri në marrjen e pagave.

Puna u ndal dhe në gjykatat e Vlorës, Fierit dhe Lushnjës. Apeli braktisi bojkotin, pasi ligji i ndalon të protestojnë.

Bllokimi i pagave erdhi pas vendimit të KLGJ dhe KLP për të përcaktuar vetë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kushtet kur Kuvendi nuk i dha zgjidhje detyrimit për ripërllogaritjen e pagave pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.