TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 50 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Mallakastrës në kuadër të një operacioni të koduar “Kuta”.
Shtetasi me iniciale A. Z bashkë me një 25 vjeçar i shpallur në kërkim, akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar.
Njoftimi:
Tjetër operacion antikanabis nga Komisariati i Policisë Mallakastër.
Gjatë kontrollit të territorit evidentohen dhe goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.
Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:
Gjithashtu, u ndalua shtetasi:
Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.