AKTUALITET, 28 Qershor 2020, 10:48

Plani ekonomik i PD, Basha: Me taksën e sheshtë 9% përfitojnë të gjithë në sektorin privat dhe publik, Rama falimentoi bizneset

Plani ekonomik i PD, Basha: Me taksën e sheshtë 9%


Taksimit progresiv të Edi Ramës i doli boja. Pasi shkaktoi dëme te ekonomia dhe qytetarët, tanimë FMN rekomandon rikthimin te tatimi i sheshtë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, që e ka në themel të programit të tij taksimin e sheshtë prej 9 përqind, publikoi një video me të dhëna.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%,” shkruan Basha.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/06/8InAhmrPXiK6A67hL64m_28_d206ea8c142d7e654e010b04134212a5_video_360p_converted.mp4"][/video]