TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.
Sipas IGJEUM, sot priten reshje shiu, në përgjithësi, të dobëta në shumicën e qarqeve.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34°C. Në bregdet, temperatura do të variojë nga 20 – 32°C; në vendet e ulëta: 19 – 34°C; ndërsa në vendet malore: 14 – 30°C
Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.