TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se gjatë 20 viteve të fundit, Serbia ka paguar rreth 700 milionë euro borxh të Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
“Kur borxhi duhet të paguhet, atëherë ata janë pjesë e Serbisë. Kur ka prona për t’u grabitur atëherë ata janë një shtet i pavarur”- ka deklaruar kryediplomati serb.
Ai shtoi se kanë mbetur edhe 200 milionë euro në borxh dhe kredi dhe se Serbia do të vazhdojë të paguajë këto para.
“Ata po presin që ne të paguajmë këtë, që atëherë të thonë duke filluar nga nesër, Trepça është e jona. Ata thonë se ata janë një shtet i pavarur, por nuk duan të paguajnë borxhin e tyre", shtoi Daçiç.