AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 16:31

Parku ‘Rinia’ përmbytet sërish/ Këlliçi: 'Fajin' e ka opozita dhe media që nuk lë të qetë hajdutin të vjēdhë

Parku ‘Rinia’ përmbytet sërish/ Këlliçi:

Parku Rinia është përmbytur për të dytën herë brenda pak ditëve, që nga inagurimi i kryer nga Bashkia e Tiranës më 1 qershor.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, në një shënim në profilin e tij në facebook shkruan jo pa ironi ndër të tjera se ‘Fajin nuk e ka parku, por moti I keq, opozita dhe mediat që nuk lënë hajdutin të vjedhë i qetë

‘Herë pas here, moti i keq vjen si për të na kujtuar se çfarë hajduti ka zaptuar Bashkinë e Tiranës. Nuk ka faj parku! Fajin e ka moti i keq, opozita, mediat, dreqi dhe i biri që nuk e lenë hajdutin të vjēdhë i qetë.