AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 15:24

Lajmi më i madh i ditës/ Kujtim Gjuzi takon për një orë Ruçin: Ndryshoni kodin ose ne do të përplasemi në sallë...


Lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme, na vjen nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili deklaron se ka biseduar për rreth një orë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gjuzi kërkon ndryshim në Kodin Zgjedhor, pa shpjeguar çfarë ndryshimi kërkon,  përndryshe ai dhe disa opozitarë të tjerë, do të përplaset në Kuvend.

Mendohet se zoti Ruçi, pas dëgjoi Gjuzin për rreth një orë dhe pas kësaj deklarate të frikshme, po konsideron seriozisht që t’i kërkojë Presidentit, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të ndalur këtë rebelim të Kujtim Gjuzit dhe Selami Jenishehrit.

Ja postimi i Gjuzit, ku sqarohen kërkesat:

INFO E FUNDIT KONSERVATORE

SOT I'U BE E QARTE ME NJE BASHKEBISEDIM KRYETARIT TE KUVENDIT ZOTIT GRAMOZ RUCI NE NJE TAKIM 60' MINUTA NE SALLEN QENDRORE NE AMBIENTET E KRYESISE SE KUVENDIT SE:

OSE NDRYSHON KODI ZGJEDHOR OSE GATI NJE PERPLASJE E MADHE PARASHIKOHET NE SALLAT JO VETEM TE SEANCAVE PLENARE

MOSBINDJA CIVILE ASHT NJE GJASE SHUME E VOGEL ME ATE QE KONSERVATORET I THANE ZOTIT RUCI

DEPUTET NE TAKIM

Av. ZEF SHTJEFNI

VASIL STERIOVSKI

Av. KRENAR RYCI

Msr. Matematike. SELAMI JENISHEHRI

Msr. Ec. KUJTIM GJUZI