AKTUALITET, 17 Qershor 2020, 16:09

Aksidenti i rëndë në Elbasan, vdes në spital drejtuesi i motoçikletës që u përplas me mjetin e policisë

Aksidenti i rëndë në Elbasan, vdes në spital drejtuesi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Labinot Fushë. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e policisë dhe një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në Spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.