TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane ka dhënë një parashikim të zymtë të përhapjes së koronavirusit në Gjermani, duke pohuar se deri në 60%-70% e popullësisë mund të preket nga virusi, pra afërsisht 50-58 milionë gjermanë.
Gazeta gjermane Bild raporton se Merkel e bëri këtë prognozë gjatë një mbledhje të mbyllur me grupin parlamentar të partisë së saj.
Gjermania ka deri tani rreth, 1460 të infektuar me koronavirus, nga të cilët dy persona kanë humbur jetën.
Gjermania i ka ndalur të gjithë grumbullimet me mbi 10 persona, por Merkel ka paralajmëruar se masa të tjera drastike do të merren, për të shmangur kontaktin, përfshirë ndërprerjen e mundshme të punimeve të Bundestagut.
Një moment domethënës i publikuar gjerësisht në mediat europiane, ishte kur Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, refuzoi të shtërngojë duart me Kancelaren Merkel, gjatë një mbledhje qeverie të martën paradite.