TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme, në emisionin e Blendi Fevziut, "Opinion", ka patur një debat mjaft të ashpër mes përfaqësueses së opozitës, Oriola Pampuri dhe Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Në mes të debatit, në oborrin e televizionit "Klan", ka mbërritur një ambulancë e re fringo me të gjitha pajisjet, për t'i mbushur mendjen popullit që shteti është i pajisur me të gjithë mjetet në luftën ndaj koronavirusit.
Por, ky show i pështirë për kamerat, mund të ishte kursyer dhe ambulanca të përdoret për qytetarët që kanë urgjencë dhe nevojë për shërbim të menjëhershëm dhe po marrin në telefon papushim në numrin 127 dhe jo të përdoret për propagandë dhe të shndërrijë në oborrin e Klanit, ku nuk i hyn në punë askujt, përveç shpëlarjes së truri të qytetarëve.
Vetë moderatori i emisionit, Fevziu u shpreh se në këto momente ka një person që "po vdes dhe ka nevojë për ndihmë urgjente", ndërkohë që ambulanca kishte zaptuar parkingun e televizionit Klan, me të gjitha sinjalet ndezur, si në një show room të koncesionarëve të makinave luksoze.
Në vend të na mbushin mendjen se janë marrë të gjitha masat, duke shfaqur ambulanca "model" nëpër parkingjet e televizioneve, Rilindja duhet të porosisë maska të pa skaduara dhe të marrë masa për t'ju përgjigjur qytetarëve që telefonojnë urgjencën dhe janë vërtet në hall. Nuk është koha për propagandë bajate, që nuk i mbush dot mendjen as milatantit më të indoktrinuar.
/TPZ.al/