TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama pranoi publikisht se mjekëve u ishin shpërndarë maska mbrojtëse të skaduara. Denoncimi u bë fillimisht nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që në një konferenmcë për shtyp zbuloi se kutia e maskës tregonte se ajo kishte skaduar që në vitin 2011, por u ishin shpërndarë mjekëve në spitalin e Kamzës.
Ajo që e bënte edhe më të rëndë skandalin dhe që opozita kërkon të ndërhyjë prokuroria është vendosja mbi datën origjinale të skadencës një pullë fallco skadence që shënon vitin 2020. Skandalin e pranoi edhe vetë kryeministri Rama që u përpoq ta minimizonte atë.
Në mbledhjen e qeverisë ai e vuri vetë maskën në fytyrë si për të treguar se ajo ishte e parrezikshme, por në fakt mjekëve u duhet ta vënë në kushte spitalore për tu mbrojtur nga virusi. Rama tha se maskat kishin ardhur nga Kanadaja si dhuratë për një shoqatë bamirësie e cila nuk i tërhoqi pas bllokimit në doganën e Durrësit.
Pa iu dridhur qerpiku Rama tha se ato mund të përdoren gjerësisht edhe pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale.
Por nuk është edhe aq e thjeshtë pasi këtu ka edhe një shkelje jo të vogël ligjore. Sipas ligjit nr. 9900 të miratuar në 10 prill 2008, Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit i ndalohet që të pranojë produkte që janë të skaduara apo pranë datës së saj.
Në pikën 2 të nenit 14 të këtij ligji thuhet tekstualisht se: “Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit nuk merr në dorëzim mallra të skaduara ose në prag të skadimit”. Ndoshta dikush duhet të japë përgjigje edhe për këtë shkelje të ligjit, por në “Republikën e Edi Ramës” ligji është kthyer një fjalë goje. /Lapsi.al