AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 21:03

Pamje të frikshme/Shembet ura 140 metra e gjatë, disa persona të plagosur, 11 të zhdukur

Pamje të frikshme/Shembet ura 140 metra e gjatë, disa persona të

Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor. Autoritetet vendase thanë se dyshojnë se 11 persona të tjerë janë zhdukur.

Në momentin e ngjarjes, 5 persona ndodheshin mbi urë, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit poshtë saj.

Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi. Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital.