LIFESTYLE, 15 Shkurt 2020, 12:37

Pa patentë, gënjeu për emrin, Marjona Metohu tregon si përfundoi në polici

Pa patentë, gënjeu për emrin, Marjona Metohu tregon si


Këngëtarja shqiptare Marjona Metohu ka treguar se si ka përfunduar në rajonin e policisë pasi e kanë kapur pa leje drejtimi duke drejtuar një automjet.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Metohu u shpreh se ka qenë një periudhë që ajo sapo kishte mbaruar kursin e patentës dhe mezi po priste t’i hipte makinës e prandaj u kap nga policia.

“Sa po bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës.

Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo.

Shkojmë në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhënë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.

“Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë,”- u shpreh Marjona.