LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

App Store
Google Play
MERR NJOFTIME NGA TPZ.AL
NDIQ TPZ NE YOUTUBE NDIQ TPZ NE FACEBOOK
  • AKTUALITET
  • IDE
  • NË FOKUS
  • BALLKAN
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • SPORT
  • TEJ E KETEJ
  • BLOG
  • EMISIONE

TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FLASH!

15:30

“15-vjeçarë në qeli, të rinj me hundë të thyer”/ Shehaj takon të rinjtë e arrestuar: Janë rrahur në mënyrë barbare

15:25

Policia/ Protestat, 152 të arrestuar dhe 324 nën hetim në tre ditë, 127 vetëm në Tiranë! 23 u kapën në Durrës, 2 në Korçë

15:19

FOTOT/ Sulmet me gurë drejt policëve, hidhet sërish ujë dhe gaz lotsjellës te Ministria e Arsimit. Ka shoqërime

15:08

Përplasja/ “O hale, vemje”, ish zv.ministri i Ramës dhe kreu i grupit të PS, debat me fyerje të rënda në rrjetin social

14:59

Bilanci/ Përplasja në protestën e djeshme në Tiranë, 56 protestues të arrestuar, 16 prej tyre të mitur! 97 nën hetim

14:46

Ministri i Brendshëm, Demo: Shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin. Shoqëria të distancohet nga dhuna

14:42

VIDEO/ Rikthehen tensionet para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes protestuesve dhe policisë

14:29

Operacioni/ Atentati me tritol në Gjirokastër ku u vra Çilo Hunderri, arrestohen 2 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë!

AKTUALITET, 30 October 2019, 11:43

Opozita nuk duron dot kritikën, liria për polemikë mund ta shërojë PD-në

TPZ
Opozita nuk duron dot kritikën, liria për polemikë mund ta

Nga Vehap Kola

Me qëllimin për t’i vënë në pah groteskun e lirive të supozuara të qytetarëve në Bashkimin Sovjetik, Ronald Regani i rrëfente Mikail Gorbaçovit sesi një qytetar amerikan dhe një sovjetik haheshin se në cilin vend kishte më tepër liri.

Amerikani i mburret sovjetikut se ai mund të shkonte në zyrën ovale, t’i binte tavolinës me grusht dhe t’i thoshte Reaganit: Z. President, unë nuk jam aspak dakord me mënyrën sesi po e drejtoni këtë vend.

Për çudinë e amerikanit, edhe sovjetiku pretendon se mund ta bëjë këtë gjë: Unë mund të shkoj drejt e në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, t’i bie tavolinës me grusht e t’i them: shoku Sekretar i Përgjithshëm, unë nuk jam aspak dakord me mënyrën sesi po i drejton SHBA-të Presidenti Ronald Regan.

Ndërkohë që opozita në Shqipëri është duke bërë përpjekje të rrëzojë regjimin Rama-Veliaj, nuk duket se ajo është shumë e shqetësuar me varfërinë e debatit të brendshëm të ngritur mbi idetë politike. Në këtë anomali, opozita duket edhe se nuk i duron kritikat e nuk pranon propozime për përmirësimin strukturor dhe doktrinar të saj.

Padurimi me të cilin Partia Demokratike dhe përfaqësues të saj i presin kritikat mund të jetë pasojë e një ideje të shtrembër dhe fëminore se të mos jesh në pushtet të bën imun ndaj gabimit dhe të çliron nga përgjegjësia. Sipas këtij besimi, gjithkush është i lirë të kundërshtojë dhe kritikojë qeverinë, sepse ajo ka përgjegjësinë e administrimit të punëve publike, por jo gjithkush mund të kritikojë përfaqësuesit apo politikat e opozitës. Të paktën jo pa u etiketuar si opozitë e opozitës.

Si rezultat i një mosdurimi të tillë, PD-ja e ka pasur të pamundur të reflektojë plotësisht, sidomos të lexojë gabimet e saj edhe përmes syrit të kritikëve apo kundërshtarëve. Klasifikimi i çdo vërejtjeje si ‘veprimtari armiqësore’ apo si produkt i propagandës së Rama-Veliajt, krijon përshtypjen se PD-ja nuk është e gatshme të ndryshojë aq sa t’ia bëjë të pamundur kundërshtarëve t’i pengojnë rrugën drejt pushtetit.

Kështu, në mënyrë të pavetëdijshme demokratët kanë prodhuar mbështetje për një prej tezave të propagandës së Rama-Veliajt, sipas të cilës në PD nuk ka demokraci, aty nuk pranohet mendimi ndryshe dhe kritika. Sa herë që PD ka shfaqur nervovizëm, ndonjëherë edhe paranojë ndaj kritikave, oficerët e propagandës së regjimit Rama-Veliaj kanë gjetur shkak të paralajmërojnë shqiptarët se ardhja e në pushtet e një partie kaq jotolerante dhe jodemokratike do të ishte e rrezikshme.

Të denoncosh korrupsionin, autoritarizmin, kriminalizimin dhe mafia-shtetin e Edi Ramës në Shqipëri nuk është aspak e lehtë. Por përkrahja që opozita i bën këtyre denoncimeve nuk është e mjaftueshme për të treguar se brenda saj ka liri. Zërat e pakënaqur me opozitën nuk mund të futen në një thes me flirtuesit me pushtetin. Pamundësia për të shquar të parët nga të dytët është tregues i sëmundjes së brendshme të Partisë Demokratike: ajo duket se nuk e duron dot lirinë e gjithkujt për të mos u pajtuar me mendimin e drejtuesve dhe të shumicës. Veçanërisht, ajo duket se nuk e ka të lehtë të pranojë propozimet për përmirësime që kërkojnë ndryshime të dhimbshme brenda saj.

Kjo nuk do të thotë që debate në PD duhet të zhvillohet pa rregulla dhe në thyerje të etikës organizative. Përkundrazi, frymëzimi i diskutimeve të brendshme në Partinë Demokratike duhet të ketë si qëllim përtëritjen ideore dhe njerëzore të saj, ku etika e debatit politik duhet të luajë rolin e një shtrati të domosdoshëm.

Rigjallërimi i polemikës konstruktive mund të prodhojë edhe dhimbje koke për drejtuesit e opozitës. Por, në fund, ky proces do të sendërtojë një strategji më të kopsitur për rrëzimin e regjimit dhe rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet.

Për shembull, një vendim që nuk duket se i është nënshtruar një diskutimi të gjerë me anëtarët dhe forumet drejtuese të PD-së është kushti që zgjedhjet e ardhshme duhet të organizohen nga një qeveri tranzitore 6-mujore. Ndonëse është parimisht e drejtë të besosh se zgjedhjet e lira janë të pamundura me Ramën kryeministër, ishte e paqartë sesi opozita do ta largonte atë dhe sesa mundësi kishte kjo nismë politike.

Analiza e shpejtë e PD-së duhet pranuar se ishte lineare dhe e thjeshtëzuar. Faktorët jashtë influencës së opozitës nuk u morën në konsideratë siç duhet dhe fuqia e opozitës për të imponuar një ndryshim në mjedisin politik u mbivlerësua.

Si do të largohej Rama kur ai kontrollonte shumicën absolute të votave në Parlament? A mos opozita besonte se Rama do të vetëdijësohej nga shpërthimi i pakënaqësisë së shumicës së shqiptarëve? Si pajtohet kjo premisë me premisën e vullnetit të Ramës për të mbajtur pushtetin edhe duke manipuluar zgjedhjet apo duke kufizuar liritë dhe të drejtat njerëzore? A kishte një akord ndërkombëtar që ta nxiste opozitën të niste protestat për rrëzimin e qeverisë?

Nëse pranojmë se mafia dhe oligarkia janë shkrirë me qeverisjen autoritare për të krijuar aliazhin e frikshëm të mafia-shtetit, dhe se zgjedhjet e lira janë të kërcënuara nga manipulimi masiv, atëherë duhet të jemi aq kurajozë sa të pranojmë edhe se gjendja nuk mund të ndryshohet brenda 6 muajsh, as nga qeveria më e aftë që mund të prodhojë klasa politike e Shqipërisë.

Opozita do të ketë legjitimitetin dhe kapacitetin për të luftuar mafia-shtetin e Rama-Veliajt, me të tri shtyllat e tij të krimit, oligarkisë dhe propagandës, vetëm duke ardhur në pushtet me zgjedhje të lira. Çdo qeveri e formuar në marrëveshje me Partinë Socialiste, sponsorizuesen kryesore të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkia, do t’i ketë duart të lidhura. Manipulimin e zgjedhjeve ajo do të mund ta pengonte aq sa e penguan ministrat teknikë të vitit 2017.

Por, që kursi i politikës opozitare të kalojë provën e dilemave të mësipërme, është e nevojshme që Partia Demokratike të përqafojë domosdoshmërinë e debatit të brendshëm. Ndërkohë, që polemika konstruktive dhe etike të rigjallërohen në PD, është e domosdoshme të shtrohet infrastruktura për trajtimin e ideve dhe të përfshihen në forume njerëz që kanë ide.

Përmbushja e PD-së si një parti e djathtë do të ndodhë vetëm përmes lirisë për të debatuar idetë, qëndrimet e politikat, si dhe përmes dijes mbi doktrinën e djathtë. Mungesa e kësaj lirie e ka lënë opozitën në dorë të populizmave, votës tribale dhe nën ndikimin e njerëzve që mbledhin vota duke negociuar me interesat e ngushta të votuesve.

Shërimi i PD-së nga sëmundja, që e bën të mos durojë lirinë e gjithsecilit për të mos u pajtuar me mendimin e drejtuesve dhe të shumicës apo për të ofruar propozime të ndryshme nga ato të drejtuesve, do ta ndihmojë partinë më të madhe të opozitës të gjejë rrugën më efektive për rrëzimin e regjimit Rama-Veliaj dhe për rikthimin e të djathtës në pushtet.

Liria dhe konkurrenca, idetë dhe njerëzit me integritet janë garancia më e madhe për ardhjen në pushtet dhe çlirimin nga influencat e krimit dhe oligarkisë. Kjo do të bëjë që drejtuesit dhe përfaqësuesit politikë të zgjidhen kryesisht mbi gjykimin që kanë të djathtët mbi idetë, dhe jo mbi preferencat dhe interesat e grupeve të caktuara që e kanë konsumuar partinë. Me këtë transformim, PD-ja ka mundësinë e artë të nisë kultivimin e shëndoshë të elektoratit, politikëbërjes dhe qeverisjes së djathtë të vendit. /Exit.al/

*Titulli origjinal: Liria për polemikë si shërim për Partinë Demokratike

AKTUALITET / 30 October 2019, 11:43

Fermerët në Lushnje sërish në protestë, kërkojnë subvencionim nga shteti: Jemi të falimentuar

AKTUALITET / 30 October 2019, 11:33

Majlinda Halilaj ia paska vjedhur fjalimin Jorida Tabakut, ndaj mezi e lexonte

AKTUALITET / 30 October 2019, 11:16

Lulzim Basha kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare: Nuk vazhdohet më kështu!

AKTUALITET / 30 October 2019, 11:03

Temperatura deri në 2 °C, moti për çdo qytet

AKTUALITET / 30 October 2019, 10:53

Nga vrasja në plazh, tek shpëtimi nga dënimi me nëntë vite burg, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. Çfarë iu gjet sot Eduart Xhezos

AKTUALITET / 30 October 2019, 10:44

Pendarovski: Nuk ka ‘vdekur’ ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

AKTUALITET / 30 October 2019, 10:30

U ekzekutua me gjashtë plumba/ Identifikohet vrasësi i Eri Zefit, ishte shok me viktimën (EMRI)

AKTUALITET / 30 October 2019, 10:10

PD kërkesë KQZ-së për Agim Kajmakun: Të shkarkohet pa vonesë, zbatoni ligjin, jo urdhrat politikë të Edi Ramës

AKTUALITET / 30 October 2019, 10:00

Vrau biznesmenin për një kalë/ I shumëkërkuari nga Vlora ndiqet nga Policia si nëpër filma, arrestohet Eduart Xhezo

AKTUALITET / 30 October 2019, 09:50

Nëna e Kacifasit bëri thirrje kundër shqiptarëve/ Artan Hoxha: Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të

AKTUALITET / 30 October 2019, 09:41

FOTO/ Dedikimi prekës për dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksident, postimi në faqen e shkollës ku mësonin

AKTUALITET / 30 October 2019, 09:33

Hajdutët mësyjnë në shtëpinë e Marchisio për ta grabitur, ish-futbollisti i Juventusit kërcënohet me armë

AKTUALITET / 30 October 2019, 09:26

Shkakton dy autogola në katër ditë, Veseli është lojtari më i pafat i Serisë B

AKTUALITET / 30 October 2019, 09:20

Shiste sende të vjedhura nga vëllai në Gjermani, ndalohet punonjësi i policisë

AKTUALITET / 30 October 2019, 09:10

Albin Kurti i prerë: Mjekët duhet të zgjedhin, o në privat, o në shtet!

AKTUALITET / 30 October 2019, 08:57

Skandal/ “Maskarenj m*ti, zagarë, palaço”, ish-trajneri i Laçit rreh futbollistët e vegjël pse humbën ndeshjen, Policia duarkryq (video)

AKTUALITET / 30 October 2019, 08:50

“Unaza e Re”/ Përplasja për garancinë e DH Albania, “beteja” e kompanive të sigurimit zhvendoset tek Apeli

AKTUALITET / 30 October 2019, 08:40

DETAJE/ U arrestua sot, kush është Tahir Brahimi, mik i ngushtë me ‘të fortin” e Lazaratit

AKTUALITET / 30 October 2019, 08:30

Policia aksion blic në Lazarat/ Arrestohen katër persona në orët e para të mëngjesit, të shpallur në kërkim për drogë (EMRAT)

AKTUALITET / 29 October 2019, 23:19

Martinez-Lukaku bëjnë detyrën, Interi i pari në ditën e kthimit në fushë të Ndojit

ide!

Çfarë duhet të bëjë tjetër një qytetar, një komunitet, një qytet, një shoqëri që të dëgjohet, të respektohet?

Nga Afrim Krasniqi

Mos u habisni nga dhuna, habituni që nuk ka plasur tenxherja më herët

Nga Av. Dorian Matlija

Tej e Këtej

Tronditet Edi Rama, i kërkohet largimi urgjent nga zyra brenda shtatë ditëve (letra)

Denonco!

Ke një lajm që do ta ndash me redaksinë e TPZ? Na shkruaj në Messenger ose kliko këtu për mënyra të tjera kontakti.

Messenger

Moti

Tirana, Albania

WebTV

"Jemi gati të japim jetën!"/ Shpërthen revolta në vend, debat i fortë mes analistëve-TëPaekspozuarit

Shiko të tjera video

TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Built & Monetized by
  • AKTUALITET
  • IDE
  • NË FOKUS
  • BALLKAN
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • SPORT
  • TEJ E KETEJ
  • BLOG
  • EMISIONE
KONTAKT PRIVACY POLICY COOKIES NJOFTIME NGA TPZ.AL
Built & Monetized by