AKTUALITET, 1 October 2026, 13:11

Operacioni/ “Jemi polic na dorëzo arin”, bie pre e mashtrimit një person në Itali, në pranga një shqiptar dhe një italian

Operacioni/ “Jemi polic na dorëzo arin”, bie pre e mashtrimit

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një italian pasi se tentuan të mashtronin një banor duke i thënë se duhej t’u dorëzonte floririn dhe bizhuteritë e tij për kontroll.

Sipas mediave të huaja njëri prej mashtruesve ka telefonuar personin duke u prezantuar si efektiv. Banori ka treguar se “mashtruesi efektiv” i ka thënë se makina e bashkëshortes së tij kishte një targë të klonuar dhe se një automjet me atë targë ishte përdorur në një grabitje në një argjendari.

Më pas ai rrëfeu se telefonata iu kalua një personi tjetër, i cili u paraqit si magjistrat. Banorit iu kërkua të mblidhte bizhuteritë dhe arin që kishte në shtëpi dhe t’ia dorëzonte supozohej një “eksperti” të dërguar nga gjykata, me pretendimin se do të kontrolloheshin nëse ishin sende të vjedhura.

Duke kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim, ai shkoi në bashkinë e qytetit dhe njoftoi policinë për rastin e dyshuar. Agjenti i policisë lokale Luigi Piccinonno organizoi menjëherë ndërhyrjen.

Kur “eksperti” i rremë mbërriti për të marrë arin dhe bizhuteritë, agjenti ndërhyri dhe e arrestoi.

Ndërkohë, personi i dytë i prezantuar si efektiv police tentoi të largohej me makinë, por u ndoq dhe u ndalua nga karabierët.

Të dy mashtruesit u shoqëruan nga autoritetet dhe u denoncuan. Hetimet për rastin vijojnë, ku do të qëndrojnë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.