TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“No Time To Die” është shtyrë përsëri dhe adhuruesit do të duhet të presin dhe gjashtë muaj për të parë filmin e fundit të James Bond.
Në faqen e internetit të filmit, thuhet se do të shfaqet në të gjithë botën në 8 Tetor.
Filmi ishte planifikuar më parë të dilte në 2 Prill pas vonesave të shumta për shkak të pandemisë. Filmi, i drejtuar nga Cary Joji Fukunaga, ishte planifikuar fillimisht për t’u shfaqur në Prill 2020, por u shty përsëri në nëntor para se të shtyhej sërish edhe një herë për në Prill 2021.
“No Time To Die” është filmi i 25-të në ekskluzivitetin e Bond dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.