LIFESTYLE, 18 Janar 2021, 15:44

FOTO/ “Ka mama goca”, Jorida Tabaku tregon sa janë rritur vajzat e saj binjake

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është nënë e dy vajzave binjake. Mirëpo, kur bëhet fjalë për imazhet e tyre, ajo është shumë e rezervuar.

Këtë herë, pas kaq shumë kohësh, Tabaku ka ndarë në Instagram një foto të ëmbël me vajzat e saj Arba dhe Iris.

Ajo shihet në kuzhinë duke gatuar përkrah dy binjakeve, të cilat duket se janë rritur shumë.

“Ka mama goca”, shkruan ish-deputetja krah fotos.