TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fero dhe Morena Taraku po vijnë me një bashkëpunim.
Pak javë më parë, një koment që kjo e fundit bëri në një postim të Feros tërhoqi vëmendjen e fansave, që më pas u zbulua se nuk ishte aspak i rastësishëm.
U përfol se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj tjetër.
Së fundmi, këto thashetheme i ka konfirmuar vetë dyshja përmes postimeve në rrjete sociale, ku shfaqen të veshur të dy me kostume portokalli. Morena shihet e veshur me një kostum në ngjyrë portokalli e po ashtu edhe Fero.
“Dhe…”, shoqëruar pas me emojin e një bombe, ka shkruar Morena në postimin e Feros duke nënkuptuar se kënga do të jetë padyshim një hit.
Kutjojmë që dy javë më parë, Fero publikoi dhe bashkëpunimin me Stresin “Mahall” që u prit shumë mirë nga publiku.