TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, së fundmi ishte i ftuar këngëtari Ermal Fejzullahu. Ndër të tjera, Emali tregoi se e ka pasur mjaft të vështirë të dalë nga hija e babait dhe të krijojë identitetin e tij.
“Për mua ka qenë shumë e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd. Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia. Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”,- tha Ermali.
Pjesë nga intervista:
Ndërkohë i ati, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu dëgjohet të thotë- ”Djalë i mirë je, dhe bashkëshort e baba shumë i mirë.”