TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër futbollist që ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë ka vendosur të përfaqësojë Turqinë në të ardhmen. Bëhet fjalë për Arda Kurtulan, i cili më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21, por tashmë ka zgjedhur të vijojë karrierën ndërkombëtare me përfaqësuesen turke.
Megjithatë, 23-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të Turqisë për ndeshjet e muajit nëntor, pasi procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm nuk janë përfunduar në kohë.
Largimi i Kurtulan përbën një tjetër humbje për kuqezinjtë, pasi ai konsiderohej një alternativë e vlefshme për krahun e djathtë të mbrojtjes. Mungesa e ftesave nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, por edhe fakti që nuk u përfshi në planet e kuqezinjve pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme gjatë këtij viti, duket se kanë ndikuar në vendimin e tij.
Tashmë futbollisti pret mundësinë për t'u bashkuar me përfaqësuesen e Turqisë, ndërsa situata ngre sërish pikëpyetje për të ardhmen e lojtarëve me origjinë shqiptare që kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare dhe më pas zgjedhin të përfaqësojnë një shtet tjetër.
Kurtulan është një prej lojtarëve të rëndësishëm të Göztepe në kampionatin elitar turk, ku ka fituar një rol të rëndësishëm në skuadër.
Gjatë aktivizimit me Shqipërinë U-21, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, ai regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi dy gola. Ndeshja e tij e fundit me fanellën kuqezi daton rreth dy vite më parë.
Pas kësaj periudhe pa aktivizim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, Kurtulan ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën ndërkombëtare, këtë herë me Turqinë.