AKTUALITET, 4 Maj 2020, 11:09

Plagosen dy persona në Korçë

Plagosen dy persona në Korçë


Degjeneron në përplasje me armë të ftohta një sherr mes disa personash në Korçë.

Gazetarja e “Panorama” raporton se sherri ka ndodhur në Pendavinj të Korçës në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Sipas të dhënave të para raportohen dy persona të lënduar, nga përdorimi i armëve të ftohta, por nuk ka ende të dhëna për rrethanat e sherrit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes