TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nejmar me destinacion Barcelonën, ishte një lëvizje e cila nëse do të finalizohej do të hapte skenarë të ndryshëm në merkato.
Rakitiç dhe Todibo mund të ishin dy futbollistët e rinj të PSG si pasojë e operacionit me katalanasit, ndërsa nga ana tjetër, parisienët kishin identifikuar Paulo Dibala si pasuesin e brazilianit.
Me largimin e Dibala nga Juventus, atëherë bardhezinjtë do të hidheshin në sulm për shërbimet e Ikardit.
Ndërkohë, nga ana tjetër PSG kishte nisur një tratativë edhe për Eriksen të Totenhem, e cila është ndërprerë menjëherë pas sinjaleve se Barcelona nuk do të vazhdonte bisedimet për Nejmar duke mos pranuar të paguante në kesh për kartonin e sulmuesit.
Kështu, shumë nga skenarët e kësaj vere duhet të presin merkaton e ardhshme, pasi me shumë gjasë Nejmar ende mendon rikthimin në Katalonjë dhe lëvizja e tij shkakton një efekt domino në merkato.