AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 09:53

FOTO/ Gjurmë gjaku në muret e spitalit, ja çfarë mbeti pas plagosjes në Fier


Këto janë pamjet brenda ambientit të spitalit të Fierit, ku një person mori armën e policit të patrullës dhe plagosi dy persona.

Siç shihet dhe në foto, ato që kanë mbetur pas përplasjes me armë janë gjurmët e gjakut nëpër muret e spitalit.

Ngjarjen e rëndë që ndodhi në spitalin rajonal të Fierit, mbrëmjen e djeshme (31 gusht), i parapriu një sherri mes dy grupeve që kishte nisur në Levan të Fierit, dhe ku kishin mbetur të plagosur me sende të forta dy persona të tjerë.