TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë është gjetur e shkrumbuar mbrëmjen e shkuar në Vlorë. Mjeti i djegur është gjetur në fshatin Novoselë.
Makina ishte me targa italiane.
Policia lokale sqaron se ka arrestuar në flagrancë një 61 vjeçar, i cili i ka dhënë gaz vazhdimisht makinës, derisa ka shpërthyer në flakë.
Deklarata e policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën Novoselë-Akërni, pasi duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur si pasojë e dhënies gaz pa pushim në mënyrë të pakontrolluar, ka marrë flakë motori e si pasojë mjeti është djegur plotësisht.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.