BALLKAN, 20 Tetor 2018, 09:46

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni. NATO Thirrje të fortë partive politike

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni. NATO Thirrje të fortë partive

Pas votimit pro me 80 vota të ndryshimit kushtetues në Maqedoni ka ardhur reagimi i parë nga NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter i bën thirrje qeverisë dhe palëve politike në Maqedoni ta çojnë deri në fund punën për ndryshimin e emrit.

“E përshëndes votimin në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në # NATO”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Ndryshimi i emrit do ti mundësojë Maqedonisë të anëtarësohet në NATO dhe BE. Koalicioni i Zoran Zaev siguroi 72 vota ndërsa VMRO-DPMNE dha 8 vota. TPZ.AL