BALLKAN, 14 Tetor 2018, 12:22

19 të vdekur në Turqi, kamioni bie në lumë

19 të vdekur në Turqi, kamioni bie në lumë

Një kamion me emigrantë ka rënë në lumë në Izmir të Turqisë duke shkaktuar 19 viktima, mes tyre fëmijë.

19 persona ishin të gjithë emigrantë dhe udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Izmirit, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë.

Shumë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet kombësia e emigrantëve. Në fotot e postuara në rrjetet sociale tregon kamionin në breg të lumit plotësisht i shkatërruar, me sende të ndryshme personale të shpërndara në zonë.