TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pyetur në studion e Syri TV, lidhur më financimin e fondacionit Soros, ka mohuar të ketë marrë mbështetje financiare nga fondacioni Soros.
Basha tha se, ky fondacion ka financuar drejtpërdrejtë shkollën ku ai ka studiuar, dhe jo atë si student.
Gazetari: Ndiheni në borxh me Sorosin për studimet?
Basha: Kjo është gjëja më e kotë për ta mbyllur këtë intervistë. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë mbështetje financiare direkte nga “Fondacioni për shoqërinë e hapur”. Universiteti ku unë kam studiuar ka marrë financime të ndryshme duke përfshirë dhe “Fondacionin për shoqërinë e hapur”. Ka marrë për një numër studentësh shqiptarë nga fondacione në Shqipëri, n.q.s. nuk gabohem edhe në New York ka marrë të njëjtën gjë për studentët nga Polonia në atë kohë që s’ishin anëtarë të BE-së.