TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një paciente që kishte rezultuar pozitive për koronavirusin është larguar nga Spitali i Gjakovës.
Siç raportojnë mediat vendase, pacientja ndodhej prej një jave e shtruar. Raportohet se ajo ka arritur që të “arratiset” nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.
Me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për gjetjen e saj u mobilizua policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Zonja u gjet më vonë në shtëpinë e saj. Me rekomandimet e mjekëve ajo është marrë nga shtëpia dhe është shtruar në spital sërish në repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.
Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:
“Në orën 10:30 është larguar nga spitali. E ka shfrytëzuar vizitën e ditës dhe është larguar. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.”