AKTUALITET, 15 Qershor 2020, 12:03

VIDEO/ Basha takim me bizneset: Tatimorët vetëm gjobisin. Qeveria bënë propagandë!

VIDEO/ Basha takim me bizneset: Tatimorët vetëm gjobisin. Qeveria


Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me biznese në njësinë nr. 1.

Basha u shpreh se në këtë kohë pandemia sipërmarrja e vogël shqiptare ndodhet në vështirësi.

“Është prania e pafund e inspektorëve tatimore që e kanë mendjen të gjobisin. Problem shumë i madh është rënia drastike e xhiros. Edhe në rastet kur kanë marrë ndihmë simbolike ato para siç i kanë marrë i kanë çuar për të paguar qiratë.

Problem kryesor është rënia totalë e fuqisë blerëse.

Siç e kemi e paralajmëruar mungesa e ndihmës për njerëzit u transmetua në të gjithë zinxhirin e ekonomisë. Strategjia që qeveria po ndjek është propaganda”, tha Basha.