AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 12:12

Misteri/ Gjendet një jaht luksoz i braktisur, 15 milje larg portit të Durrësit


Gjendet një jaht luksoz i braktisur, 15 milje larg portit të Durrësit.

Jahti u gjet dje gjatë orëve të pasdites, dhe u ankorua dje rreth orës 22.00 në portin e Shëngjinit.

Jahti kur u gjet ishte me motorë të ndezur, por brenda tij nuk kishte asnjë njeri.

Edhe sot jahti ndodhet i ankoruar në portin e Shëngjinit, ndërsa mbetet mister se kush janë pronarët e tij, dhe rrethanat e tjera të mbërritjes së tij në brigjet e Adriatikut.