AKTUALITET, 11 Mars 2020, 14:43

Koronavirusi/ Mbyllet çdo bar, restorant dhe klub në Tiranë e Durrës!


Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, pasi qytetarët nuk po u binden urdhrave të autoriteteve për të shmangur vendet më grumbullime njerëzish.

Mesazhi:

? NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

? KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!