AKTUALITET, 11 Mars 2020, 13:40

U bllokuan në Kroaci, tre autobusët kthehen në Shqipëri, pasagjerët do të vetëkarantinohen

U bllokuan në Kroaci, tre autobusët kthehen në Shqipëri,


Tre autobusë të cilët ishin destinuar për në Itali janë kthyer mbrapsht në Muriqan të Shqipërisë.

Autobusët u bllokuan në Kroaci dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve janë shoqëruar në Mal të Zi dhe më pas në Muriqan.

Pasagjerët do të vetëkarantinohen për shkak se dolën nga Shqipëria drejt një vendi që ka të prekur me koronavirus.