LIFESTYLE, 6 Mars 2020, 17:50

‘Me ty deri në vdekje’, personi më i dashur i Stresit përfundon në spital


Vetëm pak minuta më parë, reperi Stresi ka ndarë në Instastory një lajm jo fort të mirë me ndjekësit e tij.

Vëllai i reperit ka përfunduar në spital, ndërsa Stresi i është gjendur pranë për ta mbështetur.

Ai ka fotografuar të vëllain, Reneon, teksa qëndron i shtrirë në dhomën e spitalit ndërsa me fjalët e tij është munduar t’i japë forcë.

‘Me ty deri në vdekje vëllai im Reneo Lushaj”- shkruan Stresi krahas fotos.

Reperi nuk ka sqaruar asgjë më tepër për ndjekësit dhe ende nuk e dimë ç’ka ndodhur me vëllain e tij.

Megjithatë, shpresojmë që situata të kalojë sa më lehtë dhe i urojmë shërim të shpejtë!