TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eduart Dauti i cili është pronari i kompanisë “Alba Exotic Group”, në konteinerët e së cilës u gjetën 137 kg kokainë ka deklaruar se e ka ‘shpëtuar Zoti’ pasi ai tashmë mund të ishte edhe i arrestuar.
“Zoti më shpëtoftë, faleminderit DEA apo autoriteteve shqiptare kush i zuri, sepse unë do isha i arrestuar. Kontenierët do kishin kaluar në skaner dhe unë do isha arrestuar. Policia nuk më ka marrë fare në pyetje për ngjarjen”, theksoi më tej ai në emisioni “Opinion”.
Ndërsa për marrjen e lajmit ai u shpreh: “Unë jam njoftuar fillimisht për herë të parë, nga portalet. Unë sjell banane javë për javë. Ato janë banane dhe unë bëj këtë punë prej 9 vitesh. Unë sjell banane dhe limona nga Amerika latine.
Nuk kisha asnjë dijeni që brenda kësaj ngarkese kishte drogë. Ne e kemi mësuar të premte në darkë, unë sjell minimalisht 450 kontenierë në vit. Mesatarisht 1 kontenier në ditë.”
Pak ditë më parë është goditur një tjetër rast i trafikut të kokainës. Katër konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.
Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS.
Pas tri ditësh në port shkuan dy persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar dhe ndaj tyre është dhënë masa arrest me burg.