AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 12:22

“Më në fund koronavirusi më la,” shërohet aktori Florjan Binaj


Aktori Florian Binaj nuk është më i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”.

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Binaj.

Aktori i humorit prej më shumë se dy javësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, po nuk kishte asnjë simptomë.

Ai gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe siç ka deklaruar dhe vetë nuk ka marrë asnjë ilaç kundër virusit.