TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh se tarifat nuk i rritë qeveria, por i vendos vet universiteti.
Boçi në përgjigjen e tij për Ramën shkruan se ato që ka thënë Rama janë shpifje dhe ka publikuar disa dokumente.
POSTIMI I PLOTË
5 thjesht-shpifjet e ramës
Rama na paska pretenduar 5 “të vërteta” të thjeshta që sipas tij rrëzojnë protestën legjitime të studentëve.
Këto realisht nuk janë aspak të vërteta, por shpifje.
Le t’i marrim me rradhë.
Rama shpif keq, kur thotë se:
1 – tarifat s’i përcakton ministria po universiteti.
Por ligji i ramës, për arsimin e lartë në nenin 7, pika f, përcakton saktë, se:
ministria i propozon këshillit të ministrave kufirin maksimal të tarifës së shkollimit. (foto 1)
vetë vkm-ja e ramës, nr 288, dt 215.2018 e kontestuar pikërisht për këtë arsye nga studentët, përcakton këtë kufi.
Pra rama shpif për ramën. Rama ka pasur të gjithë hapësirën ligjore për mos ta rritur tarifën.
2 – asnjë tarifë nuk është rritur nga 2014.
Shpifja këtu është e bukur, sepse rama i referohet vetes, pra 2014-s.
Por ja ç’thotë open data që i referohet ministrisë, duke krahasuar tarifat midis 2010-2011 dhe 2015-2016:
tarifat pothuaj janë dyfishuar. Tabela flet qartë (foto 2).
3 – vkm për tarifën e mbetësve – vazhdon shpif rama – është kërkuar nga universitetet.
Por ligji në nenin 6 dhe 98, përcakton qartë cilat janë llojet e detyrimet për tarifat që paguan studenti, plus ato të shërbimit nga ial.
Tarifa e shkollimit për kredit (e mbetësve) nuk ekziston në ligj e nuk është as tarifë shërbimi. Edhe sikur të ekzistonte, nuk do kishte nevojë fare për një vkm. (foto 3, 4, 5)
4 – efekti i vkm nis vitin tjetër – shpifja e shëmtuar e ramës.
Vkm nr. 288, ka hyrë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, në maj 2018 dhe provimet e mbartura për përsëritësit janë tani afër, në janar-shkurt 2019. (foto 5)
5 – ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e vkm.
Kjo është shpifje nga frika e hutimi, sepse:
vkm-në si akt ligjor duhet dhe mund ta rishikojë vetëm autori ramë. Universiteti vetëm e zbaton.
Hajt e mos e quaj pastaj kryeministrin shpifës me patentë!!!!?
