TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, deklaroi se Komisioni i Venecias i dha të drejtë presidentit Ilir Meta sa i takon çështjes së zgjedhjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Islami tha se Shqipëria gjendet në një krizë shume dimensionale dhe se “Kushtetuesja” nuk ekziston.
Sipas tij, kapja e reformës ne drejtësi është ndër kritikat me të shumta ndaj saj, ndërsa shtoi se; nëse kapet dhe “kushtetuesja” gjithçka do ishte fasade. Po ashtu ish-deputeti tha se pavarësisht retorikes, presidentin s’e shkarkon parlamenti.
“Kushtet për Shqipërinë. Për mua është rrjedhojë e një qëndrimi që ka marrë Bundestagu. Shqipëria ka probleme, dhe 3 raportet u grisën. Shqipëria është bërë ‘delja e zezë’ në historinë BE. Njerëzit që merren me trafiqe nga Shqipëria, po bëhen problem dhe për vendet e tjera. Ky vendim që u mor nga Këshilli e mori Gjermania këtë herë. Shqipëria në këto 30 vite, kam qen dhe ministër, s’ka marrë nota të mira. Por ka marrë notë të mirë për politikën e jashtme dhe për Kosovën. Këtë herë është vënë në diskutim dhe marrëdhënie e kryeministrit me dy liderë të tjerë për Kosovën, Thaçin e Vuçiç. Ndaj Gjermania ka qenë kritike.
Gjendja në Shqipëri është krize shumëdimensionale por dhe në krizë kushtetuese. Ky është imazh negativ. Këtu nuk ka asnjë justifikim. Kur bëhet një objekt siç është reforma, strategjia ka kalendar. Kushtetuesja nuk ekziston dhe ndaj u zgjat debati. Presidenti duke u ndodhu në një pozitë të vështirë, është mundur që gjykata Kushtetuese mos të kapet. Këtë se kam thënë unë.
Por disa senatorë e kanë thënë se paratë e taksapaguesve shqiptari janë paguar për të vënë kontrollin nga Edi Rama ndaj Kushtetueses. Nëse kapej dhe Kushtetuesja, gjithçka do ishte një teatër absurd. Këtë herë Venecia mbajti një qëndrim ligjor, jo politik, por ligjor. I ka rënë në kokë, duke ia lënë në përgjegjësi parlamentit dhe duke i dhënë të drejtën presidenti. Meta ka marrë jo vetëm mbështetjen e Venecias, por dhe të Kushtetuese.
Rama është i pakënaqur nga gjithçka që është zhvilluar për reformën zgjedhore. Ai tha se; nuk ishte dakord që u bë marrëveshja në një seli ambasade. Por të shihje atje Gjiknurin që shërbente, si ai që shërben kafen në vaki. Për shkak të lojërave që lidhen me Kosovën, mendonte se atje do të kishte në dorë ça t’i donte qejfi. Opozita ka arritur disa suksese. Por këtu ka dy aspekte. Ligji aktual dhe me këtë aktualin, mund të bëhen të ndershme. Çështja e mungesës së vullnetit ka kohë që nuk zbatohet.”, tha Islami.
Islami tha se Rama paguan lobistë ndërkombëtarë që të rregullojë imazhin e tij.
“Rama paguan lobistë ndërkombëtarë që të rregullojë imazhin e tij. Edi Rama gjithmonë thotë se është i zgjedhuri i SHBA, ndërsa shau Donald Trump. Rama po përpiqet që të gjejë një hapësirë tek “të mëdhenjtë” që të mund të ngacmohet pasi të largohet, që të shmangë ndëshkimin e mundshëm që mund t’i vijnë për shkak të atyre që ka kryer në të kaluarën.”, theksoi ish-deputeti.